Trajneri Bushati ka ndër mend t’u besojë futbollistëve që kanë treguar një formë të mirë në ndeshjet e fundit miqësore. Për rrjedhojë, Florind Bardulla dhe Jurgen Gjini do të jenë në fushë sot në vend të Ivan Deliç dhe Kastriot Rexhës. Këta dy të fundit do të jenë në stolin e rezervave për ndeshjen e nesërme me Skënderbeun.
Vllaznia pritet ta nisë takimin me skuadrën kryesuese të kampionatit me Gjokoviç në portë, më pas në mbrojtje do të luajnë Smajli nga e djathta, Semina e Belisha në qendër dhe Begaj në të majtë.Në mesfushë do luhet me dyshen Tafili- Nallbani në qendër dhe Bardulla disi para tyre ndërsa në krah dhe të avancuar në drejtim të sulmit do të jenë Dragoi nga e djathta dhe Hajdari nga e majta ndërsa në majë të sulmit do të jetë i vetëm Gjini. Në këtë mënyrë, Bushati nuk ka patur ndër mend të rrezikojë me lojtarët që kanë patur probleme dëmtimesh. U ka besuar këtyre të tjerëve dhe me to do të kërkojë të marrë pikë në ndeshjen që do të luhet nesër në orën 17.00 në Korçë. Ndërkohë të gatshëm në pankinë për Vllazninë në ndeshjen e nesërme do jenë edhe portieri Hallunaj, mbrojtësit Kraja e Marku, mesfushorët Deliç, Kruja e Shtubina si dhe sulmuesi Rexha.
www.shkodraport.com