Pas një jave të vështirë, me dy humbje radhazi, në kampionat me Dinamon dhe në Kupë me Partizanin, Laçi kërkon të “ngrejë kokë” sot ndaj Vllaznisë.
Kurbinasit nuk mundën të vazhdonin më tej në Kupë dhe tani duan të bëjnë sa më mirë në pjesën e mbetur të kampionatit. Trajneri Françesko Moriero e njeh mirë kundërshtarin, e ka mundur 3-1 në debutimin e tij në stolin e Laçit, ndërsa ndeshja e fazës së dytë në Shkodër u mbyll me rezultatin 2-1.
Nën drejtimin e trajnerit italian, Laçi ka rezultuar një “kockë e fortë” edhe për skuadrat e 4-shes së parë. Në Laç, përveç Vllaznisë, është mundur edhe Egnatia, ndërkohë që nuk kanë shkuar më shumë se barazimi Dinamo dhe Partizani.
Edhe sot kurbinasit do të tentojnë të përsërisin suksesin e fazës së parë ndaj shkodranëve. Laçi është matematikisht në lojë për vendin e 4-t, por që është shumë i vështirë të arrihet.