Dy humbjet radhazi në kampionat ndaj Kukësit dhe Tiranës kanë lënë shenjë te Laçi, që gjithsesi në mesjavë fitoi në Berat 3-1 ndaj Tomorit në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Skuadra kurbinase shkon sot në Shkodër me probleme në mbrojtje, veçanërisht në krahun e majtë, aty ku mungesa për shkak kartonësh e Renato Zikos i ka prishur të gjitha planet.

Kjo, për faktin se edhe lojtari tjetër që mund të luajë në këtë pozicion, Rudolf Turkaj, po kalon një dëmtim dhe ka pak shanse të luajë sot ndaj Vllaznisë.Gjasat janë që trajneri Gentjan Mezani të ndryshojë skemën dhe të luajë me një rreshtim me tre në mbrojtje.

Pritet që kurbinasit të kenë një mesfushë të ngjeshur dhe me variantin 3-5-2, të imponohen në “Loro Boriçi” me dyshen e frikshme të sulmit Shkurtaj-Guindo. Me shumë mundësi i sakrifikuari i repartit ofensiv do të jetë Adeleke, por gjithsesi kjombetet për t’u parë.

Në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, bardhezinjtë luajtën me një skemë supersulmuese, duke krijuar shumëraste për shënim, por që nuk i shfrytëzuan dhe e pësuan.Këtë herë në transfertën me shkodranët pritet një Laç që do të jetë mëi kujdesshëm në aspektin mbrojtës dhe të përfitojë nga kundërsulmet.

Shkurtaj po kalon një moment të mirë, ndërsa tashmë sytëjanë edhe nga “magjitë” e Mazrekajt, i cili në momentet vendimtare ka marrë për dore kurbinasit.

Synimi i Laçit është të mosdalë pa pikë nga Shkodra, për të mos humbur terren në renditje.Nisja jo e mirë e kampionatit ka lënë sigurisht deficite të mëdha.