Vllaznia do ta nise ndeshjen miqesore me Tiranen me disa mungesa ne rradhet e saj. Keshtu perpos Gurishtes e Fangajt qe jane te demtuar, edhe mbrojtesi tjeter, malazezi Bulatovic nuk eshte duke luajtur.
Si rrjedhoje, trajneri Brdaric ne dy krahet e mbrojtjes ka aktivizuar dy lojtare te rinj, pikerisht Shimajn e Smajlin ndersa dy te tjeret jane te zakonshmit Adili e Diagne.
Ne mesfushe nderkohe do te luaje treshja Krymi- Jonuzi dhe Heric ndersa ne vijen e pare eshte treshja tjeter, Kruja- Latifi- Aralica.
Per Vllaznine kjo eshte nje sfide shume e rendesishme sepse vjen pak dite perpara sfides finale te Superkupes me Teuten e cila luhet te shtunen e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/