Sfida e sotme, e vlefshme për javën e 22-të të Superligës në mes Laçit dhe Vllaznisë, konsiderohet shumë e rëndësishme për kuqeblutë.
Atyre u duhen më shumë se kurrë pikët në këto momente për të rregulluar situatën në renditje.
Për këtë arsye, shumë pozitiv është fakti që kuqeblutë nuk do kenë mungesa në formacion për këtë sfidë.
Edhe ndaj Laçit, pritet që në fushë të jenë të njëjtët lojtarë që kanë qenë edhe në ndeshjen e kaluar me Luftëtarin.
Pra në portë do të jetë Sherri, për të vazhduar me Gocajn, Malotën, Berishën e Mersinin në mbrojtje.
Në mesfushë, do jenë Krymi e Orelesi në qendër, Lika e Çinari në krahë, ndërkohë që Vucaj do të jetë në ndihmë të Sukajt që është sulmuesi i vetëm.
Vllaznia padyshim që tenton të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë.
© shkodrasport.com