Menjëherë pas pushimeve(5 janar), skuadra e Vllaznisë do të zhvendoset në Ohër të Maqedonisë, ku do qëndroj afro 12 ditë.
Ajo që është planifikuar ka të bëjë me një minifazë, ku do shihet rendimenti i lojtarëve dhe forma e të besuarve të trajnerit,Mirsad Jonuz.
Në Ohër, ekipi verior do zhvillojë tre miqësore ku vlen të përmendim faktin se është gjetur akordi për zhvillimin e ndeshjeve kundër Bylis dhe Pogradecit.
Sa i përket ndeshjes së tretë, Vllaznia me shumë mundësi do përballet me ekipin që përfaqëson qytetin e Ohrit në kampionatin e Maqedonisë.
Periudha e pas pushimeve mbart një rëndësi shumë të veçantë dhe ”timonieri” i Vllaznisë, Mirsad Jonuz e di mirë këtë gjë./newsport/