Kur të gjithë presin që ekipi I parë I Vllaznisë të zbresë në fushën e stërvitje dhe të nisë përgatitjet për sezonin e ri, në fakt në klubin shkodran të parët që e bëjnë këtë gjë janë ekipet e Akademisë.
Drejtuesit e saj nuk duan të humbin më kohë dhe për këtë arsye, kanë vendosur të nisin punën. Siç kanë lajmëruar vetë ata, stërvitja do të nisë të hënën pasdite, fillimisht me ekipet U-19 dhe U-17 ndërkohë që ekipet e tjera do të startojnë punën në fillim të gushtit.
Ajo që mbetet për t’u saktësuar është se kush do të jenë trajnerët e këtyre ekipe. Me 19 vjeçarët kampionë në fuqi të Shqipërisë, duket se sigurtë se do të vazhdojnë punën trajnerët Luan Zmijani dhe Gjon Kola ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të jenë trajnerët e ekipit të 17 vjeçarëve.
Kampionatet e këtyre ekipeve startojnë në fillim të shtatorit dhe për këtë arsye, nisja e punës për to ka qenë domosdoshmëri.
Por nga ana tjetër, për Vllaznia U-19 ka edhe më shumë impenjime pasi siç dihet, për të dytin vit me rradhë do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve të Europës për të rinjtë.
Stafi është duke bërë gati listën e federimit të ekipit ndërkohë që me interes ështëe dhe pritja e shortit për të mësuar më pas se me cilin ekip do të luajnë.
Dëshira dhe objektivi I madh padyshim që do të jetë kalimi I turit të parë megjithatë nuk do të jetë e lehtë sepse kundërshtarët janë shumë të fortë.
Megjithatë Vllaznia U-19 tashmë nuk e ka më eksperiencën e parë pjesmarrjen në këtë kompeticion të rëndësishëm dhe për këtë arsye, sivjet do të tentojë më shumë.
Tek Akademia Vllaznia në fakt, pavarësisht vështirësive të herëpasheshme puna e bërë ka qenë shumë e mirë dhe për më tepër nuk kanë munguar rezultatet.
Si në aspektin e fitimit të trofeve, por më së shumti për nxjerrjen e lojtarëve cilësorë për ekipin e parë të Vllaznisë dhe të ekipeve kombëtare.
www.shkodrasport.com