Në Shkodër tifozët por edhe futbollistët apo dhe pjestarë të tjerë të interesuar, janë në pritje të mësojnë se kur do të nisë puna Vllaznia.
Bëhet fjalë për skuadrën që do të luajë në sezonin e ri dhe do të ketë misionin e ngjitjes në Superligë.
Deri më sot nuk ka patur asnjë lajm në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që pas mbledhjes së Asamblesë e pyetur në lidhje me këtë çështje se kur do të marrë udhë Vllaznia e sezonit të ri, është shprehur:
“Unë do të doja që sot, por kjo varet nga proçedurat që do të ndiqen më pas që shkojnë përtej kryetarit të bashkisë.
Duke iu referuar ligjit, të drejtat e kryetarit të bashkisë janë të cunguara.
Duhet që të krijohet Këshilli Mbikqyrës, miratimi apo shkarkimi i tij, caktimi Iadministratorit e kështu vijon puna.
Për këtë arsye, duhet që Këshilli Bashkiak në rolin e Asamblesë, të mblidhet në mënyrë që të startojë puna”.
www.shkodrasport.com