Fitorja e sotme e Vllaznise ndaj kampiones turke ALG Spor Kulubu ka entuziasmuar te gjithe shqiptaret sepse ka ardhur permes shume emocionesh.

Goli i shenuar ne minuten e 122-te nga Arbiona Bajraktari qe i dergoi dy ekipet drejt gjuajtjes se 11-metershave, u dha zemer vajzave kuqeblu te cilat e treguan veten nga pika e bardhe dhe fituan duke kaluar ne turin tjeter.

Vllaznia kalon kështu turin e parë kualifikue të kompeticionit më madhor për klube, ndërsa për të mësuar kundërshtarët e radhës i duhet të presi edhe 3 ditë.

Në datën 6 nëntor mbahet në Nion të Zvicrës shorti për raundin e dytë kualifikues të Champions League për femra, ku skuadra shkodrane do të njihet me sfidën e radhës që i pret.

Kishte nje ide qe mund te ndeshej sipas nje kalendari paraprak me ekipin e Sarajevos, por duket se do te kete short te lire.

Megjithate edhe per tre dite vajzat shkodrane do te jene ne ankth per te mesuar emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshen ne turin e dyte te ketij kompeticioni te rendesishem europian./SHKODRA-SPORT.COM/