Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në tre ndeshjet që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme. Padyshim që për shkodranët me interes është të mësojë se kush do të jetë arbitri i ndeshjes që do të luhet në orën 17.00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, atë në mes Teutës dhe Vllaznisë.

Sipas asaj çfarë mësohet, bilbili i saj do të jetë lushnjari Laver Alla i ndihmuar nga dy bashkëqytetarët e tij Devis Koreshi dhe Marjus Qose ndërsa arbitër i katërt do të jetë tiranasi Kridens Meta. Padyshim ajo që kërkohen nga futbollistët dhe drejtuesit e Vllaznisë është që të ketë një arbitrim të drejtë dhe korrekt dhe pastaj për fituesin të vendosë fusha e lojës.

www.shkodrasport.com