Interi tregoi “forcën” në gjysmëfinalen e parë të derbit ndaj Milanit dhe hedh një hap drejt finales së Champions League. Skuadra zikaltër fitoi pastër 2-0 në një “San Siro”, i cili ishte i mbushur më shumë nga fansat kuqezi. Golat e Xhekos dhe Mkihtarjan e vendosën këtë duel të dominuar nga skuadra e Inzagit.
Ishte pikërisht, autori i golit të dytë i cili u zgjodh njeriu i ndeshjes nga specialistët e UEFA-s. Një mbrëmje për t’u mbajtur mend kjo e armenit.
Jo vetëm shënoi, por Mkihtarjan, ishte fantastik në detyrat e tij si në mbrojtje ashtu dhe në sulm, duke formuar një dyshe tepër produktive me Çalhanoglu.
Pasimet e armenit ishin tepër të sakta dhe leximi i lojës ishte i shkëlqyer. Mesfushori u zëvendësua në minutën e 62-të duke i lënë vendin Brozoviçit.