Barcelona është duke punuar që ta mbyllë sa më shpejtë transferimin e Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi.

Kamponi i La Ligas ka disa vite që po e kërkon transferimin e sulmuesit francez, derisa në këtë verë pritet që ta kompletojë transferimin e tij nga rivali i ligës.

Ernesto Valverde ka filluar të bëjë një listë me lojtarët që do të largohen nga klubi, duke filluar me ata që janë më të rinj

Skuadra katalunase dëshiron që nga shitja e këtyre lojtarëve ta financojë transferimin e Griezmannit.

Për t’i marrë shërbimet e tij, Atletico Madridi po kërkon 150 milionë euro, andaj Barcelona do të jetë e detyruar që t’i shesë këta lojtarë.