Ditën e sotme janë rikthyer të luhen shumicat e ndeshjeve të kampionateve europiane, ku në fushë do të zbresin dhe lojtarë shqiptarë. Janë 10 të tillë që do të luajnë sot me ekipet e tyre.
Duke filluar që në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm, Gëangju i Jasir Asanit ka dalë në fushën e lojës ndaj Daejeon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit koreano-jugor. Ish-sulmuesi i Partizanit e ka nisur takimin nga stoli.
Në orën 11:30 të paradites, Rey Manaj do të dalë në fushë në sfidën mes Sivassporit dhe Adana Demirsporit e vlefshme për javën e 29-të të Superligës turke. Po në të njëjtin kampionat, por në orën 14:00, Samsunspori i Arbnor Mujës do të përballet me Kasimpasa.
Në orën 15:00, Mërgim Vojvoda do të sfidojnë në shtëpi Empolin e Ardian Ismajlit, i cili nuk është i grumbulluar për shkak të dëmtimit. Marash Kumbulla do të zbresë në fushë me Espanyolin e tij në orën 16:15 ndaj Atletico Madrid. Po në LaLiga, Rayo Vallecano i Ivan Balliut do të luajë në transfertë në orën 18:30 ndaj Alavesit.
Në të njëjtin orar si mësipër, Besiktasi i Muçit dhe Rashicës ka një përballje ndaj Galatasarayt në derbi. Ndërsa në orën 20:45 në Serie A, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani priten të dalin në fushë në sfidën mes Lecces dhe Romës.