Tribuna e famshme “Stretford End” ishte duke kënduar me sarkazëm pasi Marcus Rashford kishte dyfishuar rezultatin për Manchester United që në pjesën e parë.
“Parko autobusin, parko autobusin, Man United,” këndonin ata “futboll me stilin e Mourinho-s.”
Por në fund ndeshja ishte më serioze sesa dukej. Liverpool kishte dominuar pjesën e dytë por gjithsesi të besuarit e Mourinho-s arritën të ruanin avantazhin në fund.
Gjithsesi, skuadra funksionoi mirë. De Gea si gjithmonë vendimtar, i rikthyeri Bailly ishte një shtyllë dhe Rashford me dy golat u tregua i papërmbajtshëm.
United e meritoi fitoren duke luajtur në atë mënyrë. Dhe mbase janë më mirë pa Paul Pogba.
Marrëdhënia e francezit me trajnerin e tij nuk ka qenë edhe aq pozitive në kohët e fundit.
Nëf ushë kishte fokus dhe agresivitet, diçka që nuk ka qenë prezente për United që kur Alexis Sanchez dhe Paul Pogba janë aktivizuar në të njëjtin ekip.
Nuk është se Sanchez shpërtheu pa të. Kiliani vazhdon të humbasë shumë topa dhe vuan të vetëpërmbahet. Por kishte momente në ndeshjen ndaj Palace që dy yjet e United gati sa nuk shkelnin këpucët e njëri-tjetrit.
United fitoi në mënyrën e Mourinho-s ndaj Liverpool. Dhe në tre ndeshjet e fundit Djajtë kanë prodhuar paraqitje shumë të mira, të ndryshme, por të mira./telesport/