Opinion nga

RAMADAN BIGZA

E kam perjetuar keq humbjen e skuadres sime te zemres ne Peqin. Jo pse nje skuader nuk duhet te humbe, aq me shume kur luan ne nje fushe te veshtire siç eshte ajo e Peqinit. Por kesaj radhe Vllaznia nuk duhej te humbiste. Nuk duhej te humbiste sepse gjenja e saj ne tabelen e klasifikimit eshte e pajustifikueshme (vendi i 8-te me 17 pike). Nuk duhej te humbiste sepse pikerisht nje mbremje me pare nje nga futbollistet e saj, Armando Vajushi u shpall futbollisti me i mire i vendit.


Nuk duhej te humbiste sepse pikerisht ne te njejten mbremje, nje nga futbollistet me te mire te Vllaznise ne vite,Ferid Rragami u shpall “Legjende” e futbollit.Nuk e di se sa e njohin historine e Vllaznise sone te dashur ai formacion i futbollisteve tane qe doli i humbur nga fusha e Peqinit. Ata duhet ta dijne qe Vajushi dhe Rragami u nderuan sepse nder vite kane blatuar ne fushat e futbollit forcen dhe spektaklin, bukurine dhe vlerat me te mira te futbollit tone.Vllaznia nuk duhej te humbiste ne Peqin sepse ajo sot drejtohet prej  ikonave te Vllaznise nder vite, Rudi Vates, Vioresin Sinanit, Ramazan Rragamit dhe Armir Grimes.Vllaznia nuk duhej te humbiste ne Peqin sepse duhej te respektonte tifozet e saj te mrekullueshem. Ajo nuk duhej te humbiste edhe per faktin tjeter sepse ishte ndeshja e fundit e ketij viti.Vendi i 8-te ne tabelen e klasifikimit ne te cilin eshte sot Vllaznia, eshte me i padeshirueshmi, me i papranueshmi. Ai nuk justifikon kurrsesi skuadren e Shkodres, te vendlindjes se futbollit tone. Skuadra jone e dashur eshte shume larg imazhit te saj, eshte larg asaj Vllaznie, qe e duan sportdashesit tane te zjarrte.Te jeshe sot 15 pike larg vendit te pare eshte krejtesisht e papranueshme. Dhe kur mendon se kete vend e ka prej javesh nje skuader modeste si Teuta atehere  gabimi eshte shume me i madh.Sigurisht qe largimi i Sukajt ka zbehur forcen sulmuese te skuadres ashtu siç e ka zbehur mjaft lojen e saj edhe mungesa e Vajushit ne Peqin. Por ne futboll luajne 11 vete dhe sejcili pavaresisht vlerave apo diferencave ka pergjegjesite e veta, qe behen edhe me te renda nga pesha, qe mban fanela e Vllaznise.Nuk e dise si po e perjeton trajneri Rudi Vata dhe stafi i tij kete situate. U bene vertete pak jave por si specialist qe eshte, besoj se ai tanime e ka njohur skuadren e tij, di pra, siç thote populli se ku i dhemb dhe ku i djeg asaj. Duhet thene se shyqyr qe erdhen festat dhe kampionati do te nderpritet pak . Le te sherbeje kjo faze pushimi per te ndertuar nje ekip, qe di te luaj futbollin e kohes, te justifikoje fanelen e Vllaznise e te ngjitet shpejt ne vendin e deshiruar. Nuk eshte vone. Eshte nje faze e tere kampionati. Skuadrat e mesit, ku hyn edhe ekipi yne jane thuajse sup me sup. Arritja e nje vendi per ta perfaqesuar Shkodren ne kupat e Europes eshte plotesisht e mundeshme. I takon trajnerit dhe stafit te tij qe te na parqesin ne vitin e ardhshem nje Vllazni te re, te zgjuar e te etur per fitore. Vetem keshtu do te shkojme aty kua duam. Ndryshe do te vazhdojme t’i fryjme kosit paçka se jemi djege shume prej qumeshtit.