Thiago Motta e ka vetëm edhe një mundësi të fundit tek Juventusi dhe ai mund të shkarkohet në rast se ‘Zonja e Vjetër’ nuk ia del ta sigurojë fitoren ndaj Genoas pas pushimit me kombëtare. 

Megjithatë, shkarkimi i tij do t’i kushtonte gjigantit italian pasi ata do të duhej të paguanin një shumë të konsiderueshme parashk për ta larguar atë dhe për ta sjellë Roberto Mancinin në vend të tij. 

‘Bianconerët’ u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa e Italisë nga kundërshtarë më të dobët, teksa rrezikojnë edhe përfundimin në top katërshe në Serie A. 

Së fundmi ata kanë regjistruar dy humbje radhazi në kampionat duke u poshtëruar me rezultat 4-0 dhe 3-0 ndaj Atalantas dhe Fiorentinas respektivisht. Motta nënshkroi një kontratë tri vjeçare të vlefshme 5 milionë euro për sezon, duke mos përfshirë pagat e stafit të tij. 

Ka gjithashtu një klauzolë të përfshirë edhe për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së Mottas, ku sipas raportimit nga Corriere dello Sport, ajo bëhet valide nëse Motta shkarkohet në sezonin e tij të dytë në krye të klubit. 

Duke konsideruar të gjithë faktorët, shkarkimi i Mottas dhe stafit të tij do të bënte që Juventusi të paguante 15 milionë euro para përfundimit të sezonit 2024/2025, shumë kjo e cila do të rritet nëse vendosin ta shtyjnë vendimin e tyre deri sezonin e ardhshëm. 

Kjo shumë prej 15 milionë eurosh nuk përfshin pagën ose bonusin e mundshëm të nënshkrimit që Mancini do ta përfitonte në rast se do të bëhej trajneri i ardhshëm i Juventusit./Telegrafi