Zbardhet projekt- buxheti i Bashkisë Shkodër për vitin 2017. Pak ditë më parë, ajo ka bërë të ditur se mbledhja e Këshillit Bashkiak që do të miratojë buxhetin e këtij viti, do të zhvillohet më 30 janar. Ndërkohë, institucioni i pushtetit lokal tashmë e ka shpërndarë këtë projekt-buxhet dhe madje më datë 24, do të ketë edhe një këshillim publik me të interesuarit për të diskutuar në lidhje me të. Por, sa lekë do të përfitojë çdo sport gjatë këtij viti? Në vend të parë qëndron futbolli i cili duket se do të përfitojë 450 milionë lekë të vjetra.

Pas tij vjen sporti i basketbollit me rreth 64 milionë lekë. Në vend të tretë sa i takon fondeve që do të përfitojë nga Bashkia, është sporti i volejbollit (meshkuj+ femra) me rreth 57 milionë e kështu me rradhë janë edhe 12 sporte të tjera që do të përfitojnë fonde nga ky institucion. Më poshtë po japim tabelën e plotë të asaj çfarë do të përfitojë secili sport i Klubit Vllaznia gjatë vitit 2017.

Sigurisht që paratë asnjëherë nuk mjaftojnë megjithatë, Bashkia Shkodër duket se është duke bërë maksimumin për t’i mbështetur të gjitha disiplinat sportive.

© shkodrasport.com