Sindrit Guri është bërë një futbollist i dashur për tifozët e Ostendes edhe pse ka pak muaj pjesë e ekipit belg. Por si ia ka dalë sulmuesi i ri? Duke shënuar 6 gola ne dy ndeshje miqësore.
Lojtari shqiptar realizoi 2 gola kundër Zeuvelentes, kurse kundër Bruse Boys shpërtheu me gola. Sulmuesi 24-vjeçar shënoi poker golash përballë ekipit te kategorisë së 6-të duke dhuruar edhe dy pasime vendimtare në fitoren e thellë 14-0 ndaj skuadrës holandeze.
Rrjetën e parë Guri e shënoi me të djathtën kur doli ballë për ballë me portierin. Më pas ktheu në gol një penallti. Rrjeta e tretë erdhi pas një goditjeje me kokë , ndërsa “pokerin” e mbylli me një devijim të lehtë me të majtën.
Nisja është e mirë për shkodranin, i cili në qershor u transferua nga Kukësi. Sezonin e shkuar ai realizoi 20 gola në kampionat dhe u thirr nga trajneri i skuadrës sonë kombëtare Panucci. Tani Guri ka mundësinë që të tregojë vlerat e tij në Belgjikë.EDS/