Me aktivizimin e mundshem te Adilit ne qender te mbrojtjes (gjasat jane qe te ndodhe keshtu), do te ndryshoje edhe formacioni i Vllaznise per ndeshjen me Skenderbeun teksa tashme te gjithe jane me te qete.
Formacioni i kuqebluve tashme duket edhe me i plote dhe shanset per te marre nje rezultat pozitiv edhe ne kete perballje, rriten edhe me shume.
Ne porte do te jete si gjithnje Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta e Nertil Hoxhaj qe do te luajne ne krahe ndersa ne qender do jete dyshja Adili- Shehi.
Edhe mesfusha do te jete e perbere nga kater lojtare qe do te jene te vendosur ne forme rombi, me Krymin para mbrojtjes, Krujen e Jonuzi ne krahe dhe brazilianin Victor da Silva ne maje te tij.
Nderkohe dyshja e sulmit ne kete ndeshje do t’i besohet Ardit Hoxhajt dhe Albion Avdijajt. Ky i fundit do ta kete ndeshjen e tij te pare si titullar me Vllaznine qe prej muajit te kaluar kur iu bashkua asaj. Me kete 11-she, trajneri Brdariç do te synoje fitoren ndaj Skenderbeut, pavaresisht kater mungesave te tjera qe do te kete./SHKODRA-SPORT.COM/