UEFA ka publikuar shifrat zyrtare të publikut në shkallët e stadiumit për çdo skuadër, ndërsa janë pikërisht anglezët e Mançester Junajtid ata që kryesojnë momentalisht.
Plot 1.424.544 “Djaj të Kuq” kanë ndjekur skuadrën e tyre të zemrës nga shkallët e stadiumit “Old Traford” gjatë sezonit 2017-2018, me një mesatare prej 74 976 spektatorësh për ndeshje.
E dyta renditet skuadra gjermane e Borusias së Dortmundit, me 1.351.432 spektatorë në total gjatë sezonit, por vlen të përmendet se verdhezinjtë renditen të parët për numrin mesatar të spektatorëve për ndeshje, me rreth 79.500 në një 90-të minutësh.
Bie në sy në emrat sipërore të kësaj liste edhe Totenhemi, me 1.291.107 spektatorë gjatë gjithë sezonit, ndërsa kampionatin italian ka vetëm Interin si përfaqësues në 10-shen e parë, me zikaltërit që zënë vendin e tetë, me pak më tepër se 1 milionë ndjekës, ose mbi 57 mijë spektatorë për ndeshje.
Skuadra tjetër e italiane e Milanos, Milani bën pjesë në 20-shen e parë të skuadrave më të ndjekura./Vipsport/