Skuadra e Interit ka zhvilluar mbrëmjen e përvitshme të Krishtlindjeve, ku në Milano kanë darkuar së bashku të gjithë futbollistët e skuadrës zikaltër, të shoqëruar edhe nga bashkëshortet, të fejuarat apo të dashurat e tyre. Një rast i shkëlqyer për të mbledhur së bashku në një foto shoqërueset e futbollistëve, të cilat kanë qenë të veshura “shik” për këtë mbrëmje gala. Dhe, ashtu sikurse pritej, në krye të “skuadrës” së femrave ka qenë Wanda Nara, bashkëshortja e kapitenit të Interit, Mauro Icardi, me një veshje shumë seksi.
Me siguri që trajneri Spalletti ka një ekip të mirë edhe jashtë fushe, por më të vështirë për ta menaxhuar…