Ndërsa Leo Messi festonte ditëlindjen e tij të 31-të në një festë private së bashku me shokët e ekipit përfaqësues, tifozët argjentinas në Rusi, duke pritur që “Pleshti” të marrë shpërblimin që meriton në ndeshjen e fundit për grupin G në përballjen ndaj Nigerisë, nuk kanë munguar në festën e organizuar nga qyteti i Bronnitsit, vendgrumbullimit të Seleccìon.

Për të rriturit dhe fëmijët, fansa të Messit, ekzistonte një fetë nga torta gjigante që paraqiste kampionin e Barcelonës.

Nje menyre origjinale festimi megjithate tashme duhet pritur nese Messi do ta kualifikoje Argjentinen ne turin tjeter apo jo.

Shumekush eshte i mendimit se Messi me kombetaren e vendit te tij nuk jep ate çfare jep me Barcelonen dhe kjo ka sjelle zhgenjim tek fansat e kesaj kombetareje megjithate, ka edhe nga ata qe e adhurojne.