
Në pamje të parë kështu do të duket ngaqë në rradhët e skuadrës gjirokastrite ditën e dielë do jenë katër futbollistë shkodranë dhe pikërisht Alis Baci, Behar Ramadani, Erind Selimaj dhe Jasmin Rraboshta. Janë gati gjysma e skuadrës së Luftëtarit dhe trajneri Dede I vlerëson jo pak për kontributin që japin tek kjo skuadër prandaj dhe I ka të katërt në formacion. Krejt ndryshe është situata tek Vllaznia. Në ndeshjen e parë të kampionatit, në formacionin e saj ishin vetëm dy futbollistë shkodranë, Beqiri dhe Hajdari. Në të dytën, ky numër “u korigjua” nga ana e trajnerit Duro dhe atij iu shtuan edhe Belisha e Semina. Ndërsa të dielën numri I futbollistëve shkodranë në të dy skuadra mund të jetë I barabartë: nga katër për secilën. Peshorja mbase mund të anojë edhe nga Vllaznia ngaqë mund të luajë edhe Tafili në formacion. Fakti që luajnë katër futbollistë shkodranë tek Luftëtari nuk është ndonjë risi. Po kaq janë edhe tek Laçi ku luajnë Vucaj, Nimani, Marku e Hoti, tre të tjerë luajnë me Kastriotin, Gocaj, Sykaj e Shaba, Lika është tek Tirana, Nika tek Teuta. Kaq vetëm për Superioren sepse po të zbresësh në kategorinë e parë, numri është gjithnjë e më I madh teksa skuadra si Ada e Burreli janë të formuara tërësisht nga futbollistë shkodranë, tek Besëlidhja është gjysma e skuadrës dhe po aq tek Partizani. Shkodra duket një qytet I pashtershëm në prodhimin e futbollistëve cilësorë dhe këtë e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe gjithë këto vitet e fundit.
www.shkodrasport.com