Sulmuesi malazez Ivan Jabllan I ardhur vetëm pak ditë më parë tek Vllaznia, do të jetë në fushë në ndeshjen e pasnesërme ndaj Laçit. Ai ka lënë pas edhe ndonjë problem të vogël fizik që ka patur dhe prandaj do jetë I  gatshëm për të luajtur. Madje, shpresat e stafit drejtues të kuqebluve janë adresuar tek ai për zgjidhjen e problemit të golit në këtë skuadër. Në ditët e fundit, Jabllan ka treguar një formë shumë të mirë sportive, duke treguar në fushën e stërvitje aftësi shumë të mira në lojën sulmuese dhe prandaj pritet shumë prej tij. Në krah do të ketë 20 vjeçarin Hasani, një lojtar që edhe ky po kalon një formë shumë të mirë prandaj dhe stafi beson se çështja e golit nuk do jetë problem në ndeshjen e rradhës me Laçin.

www.shkodrasport.com