Safet Gjici bëri një koment dje pas ndeshjes edhe për bojkotin e kampionatit nga klubet e Superiores.

“Kampionati do të fillojë, sepse i bie të shkrihen ekipet. Katër kërkesat e Ligës janë të drejta, por them që zgjidhen duke u ulur në tavolinë. 

Shumë shpejt mund të ulen që të diskutojnë. Duhen patjetër të realizohen ato katër pikat për formalizimin e futbollit.

Unë nuk jam për bojkot. Problemet janë shumë të rëndësishme për Ligën. Duhet të ulemi dhe të negociojmë me qeverinë për të zgjidhur problemet që kemi”, deklaroi presidenti i Kukësit.