Cristiano Ronaldo u vendos në qendër të kritikave, pas reagimit që bëri kur u zëvendësua nga Sarri në derbin Juventus – Milan.
Ylli portugez nuk u ul në pankinë, por u drejtua nga dhomat e zhveshjes duke nxitur debate të shumta në Itali. Momentalisht 34-vjeçari është grumbulluar nga përfaqësuesja e Portugalisë dhe ditën e djeshme ishte prezent në seancën stërvitore.
Edhe pse ishte aluduar se portugezi ishte i dëmtuar, ka qenë ai vetë që i ka dhënë fund gjitha thashethemeve përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Jam rikthyer”, shkruan ai teksa shfaqet duke u stërvitur me Portugalinë. Padyshim ky një sinjal edhe për Juventusin.