Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, e cilëson paraqitjen e sotme të skuadrës së tij si shumë pozitive, ndonëse u mbyll në barazim 1-1 ndaj Egnatias.
“Më vjen keq për djemtë që kanë bërë një ndeshje të mirë. Çmimi i kësaj fitoreje mendoj se ishte mbi të gjitha për ta.
Jam shumë i lumtur për paraqitjen, shpresoj që skuadra ta shohë si një hap pozitiv dhe jam i bindur se nëse ekipi bindet për këtë gjë dhe paraqitjet do të jenë kështu, do të jemi edhe ne në garë për të fituar kampionatin.
Sot ishte për Egnatian veprimi i një sulmues të madh, Duamena është një sulmues i madh dhe merita e një goli të tillë është e një lojtari të fortë.
Lojtarët e fortë mund të ndikojnë ndeshjet. Por nëse shohim sa herë gjuajti portën Egnatia dhe sa herë kemi shkuar në ne gjysmëfushën e tyre, atëherë…”, theksoi Kolela pas sfidës për “Oversport”.