Siç duket çdo sezon i Superiores do të jetë kopje i njëri-tjetrit. Vitin e shkuar Tirana, këtë edicion shumë pranë zbritjes nga Kategoria është Vllaznia.

Një klub që vitin e ardhshëm feston 100 vjetorin e krijimit, po sheh ditët më të zeza të historisë së krijimit të tij.

Me të drejtë në Shkodër janë në zi, pasi futbolli për çdo qytetar shkodran konsiderohet si fe.

Paradoksi më i madh është se në këtë sezon po bie nga kategoria skuadra e preferuar e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Ky i fundit e ka deklaruar hapur që është tifoz i Vllaznisë. Megjithatë në një garë të barabartë askush nuk mund të privilegjohet, ndaj rruga e Vllaznisë tashmë është e qartë.

Fatkeqësi për futbollin shqiptar, por kuqeblutë janë shumë pranë Kategorisë së Parë./newsport/