Autor i një goli në barazimin spektakolar 3-3 mes Gjermanisë dhe Italisë, Jamal Musiala foli për “Rai Sport”. Aty komentoi ndeshjen: “Luajtëm një pjesë të parë në nivele shumë të larta, duke qenë të përqendruar në çdo detaj. Italia është një skuadër e madhe, do të nxjerrim mësime nga kjo sfidë”.
Protagonist në golin e dytë, ndoshta shumë i thjeshtë edhe për një lojtar si ti…
Sigurisht që ishte bukur të shënoja, marrëdhënia me Kimmich është e jashtëzakonshme. Jam i lumtur për golin, duhet të jesh gjithmonë i vëmendshëm edhe në këto situata.
Cilat janë objektivat e radhës?
Tani rikthehem të fokusohem te klubi. Në gjysmëfinale do të përpiqemi të analizojmë gabimet e sotme për të bërë më mirë.