James Rodriguez i është përgjigjur Cristiano Ronaldos, i cili ka thënë se Real Madridi ka nevojë për rikthimin e James Rodriguez.Ronaldo tha muajin e kaluar se Real Madridi ishte skuadër më e mirë me James, Pepe dhe Alvaro Morata. Real Madridi e liroi Pepen, e shiti Moratan në Chelsea për 60 milionë funte, dhe e dërgoi Jamesin në huazim për dy vite te Bayern Munich.  Dhe derisa kolumbiani është duke vuajtur për minutazh në Gjermani, Real Madridi ka pësuar rënie drastike të formës këtë sezon.

Megjithatë, James ka insistuar se nuk është duke e konsideruar rikthimin në ”Santiago Bernabeu”.

”Unë nuk e di, për momentin jam duke menduar vetëm për Bayern Munich”.”Jam këtu në huazim për dy vite dhe jam duke kaluar momente të mira. Jam i lumtur këtu”.Kur u pyet rreth pohimeve të Cristiano Ronaldos se e do atë prapë në Real Madrid, James tha:”Ata janë duke pasur kohëra të vështira, por ata do të rikthehen në formën e duhur pasi që kanë lojtarët e duhur”.