Vllaznia prej dy ditesh ka nisur pergatitjet per gjysmen e dyte te sezonit dhe per momentin ndodhet jashte objektivave te saj, megjithate ka ende edhe shume rruge perpara dhe si rrjedhoje gjithçka mund te ndodhe.

Megjithate janari duket se do te jete shume percaktues sa i takon te ardhmes se kuqebluve sepse jane per t’u luajtur disa ndeshje qe mund te vendosin shume gjera. Per me teper qe shkodranet thuajse gjate gjithe muajit do te jene duke udhetuar ne transferte dhe aty do te shihet forca e vertete e tyre.

Nga 14 janari kur do te ndeshen me Partizanin dhe deri me 29 janar, jane per t’u luajtur sipas kalendarit 5 ndeshje, nga te cilat Vllaznia 4 prej tyre do t’i luaje jashte Shkodres dhe vetem 1 ne “Loro Boriçi”.

Nje kalendar aspak i favorshem por qe do te percaktoje shume gjera per kete skuader. Nese ajo merr rezultatet e duhura ne ndeshjet e janarit, sigurisht qe do te hedhe kandidaturen e saj te forte per te qene pretendente si ne kupe ashtu edhe ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/

Kalendari i Vllaznise per muajin janar:

14 janar Partizani- Vllaznia (kampionat)

18 janar Bylis- Vllaznia (kupe)

22 janar Vllaznia- Laçi (kampionat)

25 janar Bylis- Vllaznia (kampionat)

29 janar Erzeni- Vllaznia (kampionat)