Finalja e Europa League, ndërmjet Chelsea dhe Arsenal, do të luhet më datën 29 maj, në stadiumin Olimpik të Bakusë, në Azerbajxhan. Distanca e stadiumeve të dy skuadrave në Londër është vetëm 12 kilometër.
Por, për duelin që do të përcaktojë trofeun, derbi ndërmjet dy skuadrave londineze do të luhet në afro 4 mijë kilometra distancë.
Më komode finalja ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpulit, me dy skuadrat që më 1 qershor do të përballen në stadiumin “Wanda Metropolitano” të Madridit./a2cnn/