Real Madrid këtë merkato nuk bëri asnjë blerje për shkak të problemeve financiare, por kjo nuk do të thotë se “Los Blancos” nuk i kanë idetë e qarta. Kanë nisur menjëherë planet e merkatos së ardhshme në Madrid, teksa tashmë mësohet se skuadra do të pësojë një revolucion të madh.
Zidan ka planifikuar të largojë një pjesë të madhe të lojtarëve për të arritur të krijojë një brez të ri fitues dhe të qëndrojë në majën e futbollit europian. Kjo skuadër aktuale nuk e mundëson këtë dhe Perez e di mirë.
Nga Spanja lajmërohet se Zidan nuk lejon shitjen e vetëm gjashtë lojtarëve. “Marca” raporton se Valverde dhe Vinisius janë në listën e të pashitshmëve.
Asensio gjithashtu ka besimin e plotë të trajnerit, megjithëse ka shfaqur probleme të vazhdueshme fizike. Rodrigo Goes do të marrë më shumë peshë në ekip në të ardhmen dhe Zidan nuk ka në plan ta humbë, ashtu si Kortua, i cili është më i vjetri mes të pashitshmëve, por ka treguar se është një nga më të mirët e globit mes katërkëndëshit. /vipsport/