Një ish-futbollist i njohur, më saktë, një portier i madh, që ka patur fatin të luajë edhe me Vllazninë në Kupat e Europës, saktësisht në fitoren historike 2-0 ndaj Austrisë së Vjenës në vitin 1978, pikërish Jani Kaçi, e ka vlerësuar edhe skuadrën aktuale të Vllaznisë. Ai, duke folur në një të përditshme sportive në lidhje me skuadrën korçare dhe për kampionatin në përgjithësi ka thënë: “Skënderbeun përveçse kampion në fuqi për dy vitet e fundit, e shoh pretendent edhe në sezonin aktual. Ai ka në përbërje lojtarë shumë të mirë megjithatë pretendent nuk do jetë vetëm Skënderbeu. Të tillë shoh edhe Tiranën, Flamurtarin dhe Vllazninë, tre ekipe që besoj se do jenë dinjitozë deri në fund të kampionatit për të rivalizuar për vendin e parë”. Një vlerësim pozitiv ky që vjen nga një figurë e madhe e futbollit shqiptar. Jani Kaçi ka luajtur shumë pak në Shkodër megjithatë për të ekziston një respekt i madh nga masë e madhe sportdashësish dhe kolegësh të tij. Jo më kot, edhe në deklaratat e sotme të këtij portieri-legjendë, dallohet qartë nostalgjia për Shkodrën dhe Vllazninë.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Jani Kaçi vlerëson edhe Vllazninë si pretendente për titull