Lajme të mira vijnë për Shqipërinë teksa pak para takimeve të marsit, disa lojtarë po rikuperohen nga dëmtimet dhe të tjerë po gjejnë minutat e munguara.
Prej disa kohësh ekipi i Gwangju ku ndodhet Jasir Asani ishte në periudhë pushimi, por tani kjo skuadër është rikthyer në veprim në Champions League të Azisë.
Pas barazimit 2-2 kundër Buriram, Gëangju është kualifikuar zyrtarisht më tej, teksa aktualisht mban vendin e 5 me 14 pikë në renditjen me 12 ekipe, por me sigurinë e kalimit më tej atje ku do të përballet me një tjetër skuadër, por këtë herë në një fazë eliminimi direkt me sistem vajtje-ardhje.
Jasir Asani luajti sot për 90 minuta dhe ka bërë një performancë të mirë, pavarësisht se nuk arriti dot të shënonte. /Sport Ekspres/