Ne parashikimet e tij per ndeshjet e javes se 12-te te Kategorise Superiore, trajneri i njohur shkodran Samuel Nikaj gjeti 4 nga 5 prej tyre, duke fituar “duelin” ne distance me Shkelqim Muçen qe gjeti vetem 2.

Duket se tekniku aktual i Vushtrrise ne Kosove, ka njohuri te mira per kampionatin shqiptar dhe eshte shume prane saktesise maksimale ne parashikimin e tyre.

Edhe javen e kaluar, Nikaj ishte shume i bindur se Vllaznia do te fitonte ndaj Partizanit, ndonese shumekush e parashikonte ndryshe kete sfide. Po si e parashikon ai perballjen e kuqebluve ne ndeshjen e rradhes ndaj Skenderbeut dhe po ashtu edhe sfidat e tjera te javes se 13-te?

Per me teper lexoni parashikimet e dhena nga Samuel Nikaj ne menyre ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” online:

Java 13-te:

KASTRIOTI- EGNATIA ( fiton Kastrioti)

VLLAZNIA- SKENDERBEU (fiton Vllaznia)

TEUTA- KUKESI (fiton Teuta)

PARTIZANI- DINAMO (fiton Partizani)

LAÇI- TIRANA (fiton Tirana)