Superiorja ka hyrë në një fazë shumë delikate, ku ndeshjet për të gjitha skuadrat janë të ngjeshura, pasi tashmë do të kenë impenjime dhe në Kupë.
Përveç ndeshjeve të Kupës këtë mesjavë, skuadrat do të zbresin sërish në fushë fundjavën që vijon, për të zhvilluar javën e 20-të të Kategorisë Superiore, pasi tashmë axhenda është vendosur.
Java e 20-të do të luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën, në datat 2 dhe 3 shkurt. Java do të hapet me ndeshjen e Luftëtarit ndaj Partizanit, e cila do të startojë në orën 14:00. Në të njëtën ditë, në orën 17:00, do të luhen edhe dy sfidat e tjera: Flamurtari-Kukësi dhe Tirana-Teuta.
Ndërkaq të hëhën, do të zhvillohen dhe dy sfidat e mbetura të kësaj jave: Laçi-Skënderbeu dhe Bylis-Vllaznia, që do startojnë në oren 14:00.
Axhenda, java e 20-të:
TË DIELËN
LUFTËTARI-PARTIZANI 14:00
FLAMURTARI-KUKËSI 17:00
TIRANA-TEUTA 17:00
TË HËNËN
LAÇI-SKËNDERBEU 14:00
BYLIS-VLLAZNIA 14:00