Kategoria Superiore mbylli dje javën e 23. Tanimë futbollistët dhe stafet teknike janë duke menduar për javën pasardhëse, me FSHF që ka zyrtarizuar kalendarin dhe oraret. Ndeshjet e javës së 24 do luhen në dy ditë dhe orare të ndryshme.
Për këtë javë, kalendari ka rezervuar ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit. Ndeshja do luhet të shtunë në 13:00, nën dritën natyrale, ndryshe nga çdo herë kur është luajtur pasdite dhe me prozhektorë.
Duelet nisin të premte më datë 12 mars, me dy duele në 13:00. Vllaznia pret Bylis. Shkodranet kane nje tjeter mundesi te arte per ta ruajtur serish kreun, pavaresisht presionit te ekipeve te tjera.
Po te premten Kukësi luan me Apoloninë në “Elbasan Arena”. Kjo e fundit po tregohet nje skuader solide dhe kuptohet qe do te kerkoje pike edhe me skuaden e Joses.
Të shtunën, veç derbit të kryeqytetit, në 13:00 luhet edhe Skënderbeu – Laçi, ndërsa në 16:00 Teuta pret Kastriotin. Edhe kjo jave pritet te dhuroje rezultate interesante, megjithate shkodranet jane te fokusuar tek sfida Vllaznia- Bylis.