Skuadrat e Superligës nuk do kenë kohë “të marrin frymë”. Të mërkurën ato do të jenë sërish në fushat e blerta, këtë herë për të luajtur ndeshjet e javës së 25-të të Superligës.

Një javë që pritet të dhurojë sërish sfida shumë interesante. Padyshim që me interes pritet sfida që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, ajo në mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Ky takim do të nisë në orën 14.00. Të kuqtë me fitoren e arritur sonte ndaj Luftëtarit duket disi më i qetë në renditje dhe do të vijë në Shkodër pse jo, me objektivin për të marrë qoftë edhe një barazim.

Por sakaq, për kuqeblutë nuk ka asnjë alternativë tjetër veç fitores. Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të kësaj jave:

Java 25
Lushnja- Laçi

Teuta- Skënderbeu

Vllaznia- Partizani

Flamurtari- Kamza

Luftëtari- Kukësi