Java e 24-te eshte mbyllur mbremjen e sotme me “derbin” e kryeqytetit dhe ajo tashme do t’i lere vendin javes se 25-te qe luhet fundjaven e ardhshme dhe ndeshjet e saj do te jene te ndara ne dy dite.
Keshtu te premten do te luhen tre ndeshje. Do te startojne ne oren 13.00 me ndeshjen qe do te luhet ne Kamez ne mes Kastriotit dhe Teutes dhe po ne njejtin orar ne “Kukes Arena” do te luhet ndeshja tjeter Kukesi- Bylis. Kjo dite do te mbyllet me nje ndeshje shume interesante, ate qe do te luhet ne Durres ne mes Erzenit dhe Egnatias.
Nderkohe te shtunen do te luhen dy takimet e fundit te kesaj jave. Ne oren 16.00 eshte planifikuar te luhet takimi Vllaznia- Partizani, megjithate pritet qe perballja me kryesuesit aktuale te kampionatit te ndryshoje orar, gjithsesi kjo do te vendoset diten e neserme.
E fundit perballje e javes se 25-te do te jete ajo ne mes Tiranes dhe Laçit. Jane sfida shume interesante qe priten me shume interes nga te gjithe ekipet por edhe tifozerite e tyre. Kampionati gradualisht po shkon drejt fundit te fazes se trete dhe asgje nuk eshte e percaktuar, as per kreun dhe as per skuadrat qe do bien nga kategoria./SHKODRA-SPORT.COM/