Nga Endri ÇINARI

Java e 10-të e Superligës, që përkon edhe me nisjen e fazës së dytë të edicionit 2024-25 do ngrejë siparin që sot. Elita e futbollit tonë do zbresë në fushë ditën e sotme, me dy ndeshje që luhen në orën 14:00. Duke nisur nga dueli Bylis-Teuta në Ballsh. Me mallkastriotët në kërkim të dëshpëruar për pikë.

E në krahun tjertër Teuta e drejtuar nga Edi Martini. Me durrsakët që kanë arritur të gjejnë ekuilibër dhe duan të vijojnë në rrugën e rezultateve pozitive. E sfida e sotme në orën 14:00 mund të tregojë shumë rreth potencialit të dy skuadrave. Një tjetër ndeshje e orës 14:00 është ajo mes Egnatias dhe Dinamos. Konkretisht vendi i dytë dhe i tretë aktual në Superiore, me nga 15 pikë secila skuadër.

Një 90 minutësh që luhet për zonat e larta të renditjes në Superiore dhe që garanton për një ndeshje emocionuese mes dy pretendentëve për “final 4”. Java e 10-të do vijojë ditën e shtunë me 3 ndeshje të tjera. Kështu në orën 17:00 të së shtunës, Elbasani pret Skënderbeun. Dy skuadra momentalisht me objektiva të kundërt dhe që pritet të dhurojnë një duel interesant.

Po ashtu të shtunën në orën 17:00, Tirana do presë Laçin. Ndeshje që laçianët i gjen në humor pas fitores me Vllazninë e ndërsa kryeqytetasit ende në kërkim të identitetit të tyre. Java do mbyllet në Shkodër, në orën 19:30, me çiftin kryesor të raundit Vllaznia-Partizani. Me shkodranët që duan reagimin para tifozerisë së tyre e të kuqtë kryesues të Superiores pas përfundimit të fazës së parë./www.shkodrasport.com/