Është luajtur këtë të shtunë java e 15-të e Kategorisë së Parë. Në Grupin A janë luajtur pesë sfida, ku ajo mes Egnatias dhe Kastriotit u ndërpre në pjesën e dytë (kur rezultati ishte 1-0 për vendasit) për shkak të reshjeve të shiut. Ndërkohë Besëlidhja mundi ekipin e Besës në shtëpi me shifrat 1-3. Kamara, Bangoura dhe Frroku shënuan tre herë në portën kundërshtare duke vendosur takimin e luajtur në Kavajë.
Ndërsa për venasit shënoi Oshafi në minutën e 18. Ndërkohë në Grupin B u luajtën 3 nga 4 sfidat e parashikuara për t`u luajtur të shtunën. Ndeshja Shënkolli-Bylis u shty për shkak të reshjeve të shiut që shkaktuan përkeqësimin e gjendjes së fushës së lojës. Apolonia vijon me rezultatet pozitive edhe në këtë javë, duke mundur Ilirinë me shifrat 2-0. Ndërkohë Tomori ka fituar ndeshjen derbi me Naftëtarin duke triumfuar me shifrat 3-0. Ndeshja Tirana-Pogradeci do të luhet ditën e dielë.
Grupi A
Besa-Besëlidhja 1-3
Shënues: Oshafi ’18 /Kamara ’14, Bangoura ’54, Froku ’56
Erzeni-Dinamo 1-1
Shënues: Dekavelli ’19/ Muça 64′
Egnatia-Kastrioti 1-0 (E ndërprerë në pjesën e dytë)
Shënues: Ogbodike ’15
Burreli-Korabi 3-0
Shënues: Ofeje ’27, Stana ’54, ’83
Grupi B
Turbina-Shkumbini 3-2
Shënues: Peqini ’31, Dollani ’45, Gerco ’84 /Hasanaj ’20, Mustafaj ’91
Apolonia-Iliria 2-0
Shënues: Krasniqi ’39 (11-metërsh), Llambi 80′
Tomori-Naftëtari 3-0
Shënues: Dobra ’58, Onu 67′, Hyseni ’82
Shënkolli-Bylis 0-0 (E shtyrë)