Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të luajë këtë fundjavë 5 takime shumë të rëndësishme të vlefshme për javën e 13-të. E ndarë në dy ditë, 3 prej ndeshjeve do të luhen të shtunën ndërsa ditën e diel do të zhvillohen dy përballjet e mbetura.
Egnatia – Vllaznia është sfida hapëse e javës së 13-të, që do të luhet në “Egnatia Arena” në ora 14:00. Dy ndeshjet e tjera të ditës së shtunë janë Dinamo City – Partizani, në ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe Teuta – Skënderbeu në “Niko Dovana”.
Sakaq, të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të. Në ora 14:00, Laçi pret AF Elbasanin në shtëpi në një duel mjaft interesant ndërsa takimi mbyllës i javës do të luhet mes Tiranës dhe Bylisit në ora 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.