Kategoria Superiore do të rikthehet këtë fundjavë dhe do të luhet të në dy ditë, të shtunë e të dielë. Skuadra shkodrane do të luajë pikërisht të shtunën në Vlorë ndaj Flamurtarit në prën 17.00. Përveç kësaj, po këtë ditë, do të luhet edhe sfida në mes Kukësit dhe Lushnjës. Por, nëse për skuadrat e tjera do të jetë krejt normal vazhdimi i garës, për korçarët do të jetë rraskapitëse gjithçka.

Korçarët luajnë në Zvicër të enjten në mbrëmje takimin e fundit në Europa League kundër Young Boys, ndërsa do të rikthehet dy ditë më pas direkt në fushë për sfidën kundër Laçit në Laç. Edhe pse bardhekuqtë kanë kontingjent të mjaftueshëm për të përballuar kampionatin, takimi kundër bardhezinjve do të jetë mëse i vështirë.Të dielën veç sfidës së orës 14:00 mes Laçit dhe Skënderbeut, do të luhet edhe Kamza – Luftëtari në të njëjtin orar dhe në 17:00, Partizani do të presë Teutën në “Selman Stermasi”.

© shkodrasport.com