Superioria do të mbyll ditën e sotme javën e 16-të të saj. Ditën e premte ka nisur me Kukësi-Skënderbeu e fituar nga verilindorët 1-0. Dje u luajtën edhe 2 sfida të tjera, Tirana mposhti 4-0 Kastriotin, ndërsa sfida në Durrës mes Teutës dhe Partizanit përfundoi në barazim 1-1.
Sot, luhen Kamza-Luftëtari në 13:30 dhe Flamurtari-Laçi në 17:00. FSHF ka caktuar edhe arbitrat që do të gjykojnë këto sfida. Në Kamëz ai që do të vendos drejtësi do të jetë Kreshnik Barjamaj, ndërsa nën dritën e prozhektorëve në Vlorë do të jetë një treshe gjyqtarësh nga Malta me kryesor Glen Tonna.
Kamza-Luftëtari
Kryesor: Kreshnik Barjamaj
Asistent: Gernat Qirici
Asistent: Maringlen Llukmani
Arbitër i katërt: Klodian Shahini
Flamurtari-Laçi
Kryesor: Glen Tonna
Asistent: Uilliam Debatista
Asistent: Paul Toledo
Arbitër i katërt: Ishmael Barbara