Java e 19-të e Superiores do të mbyllet me dy duele që luhen në orën 13:30 dhe 17:00. Laçi dhe Erzeni janë me pikë të barabarta dhe të dyja do të kërkojnë fitoren sot për ta nisur vitin ashtu si duhet.
Ndeshja luhet ne Laç dhe vendasit padyshim qe do te kerkojne ta shfrytezojne ne maksimum kete gje sepse i duhen piket dhe nuk mund t’ia falin vetes nje tjeter gabim sepse nje gje e tille do ia rendonte shume situaten.
Nga ana tjetër Vllaznia do të presë Kukësin. Shkodranët duan 3 pikët për tju afruar më shumë vendit të 3-të dhe verilindorët për t’u ngjitur në renditje.
Ne te dy stadiumet priten ndeshje interesante, pavaresisht temperaturave te uleta ne te cilat ato do te zhvillohen sepse gara e kampionatit ka rifilluar dhe rendesi per skuadra kane piket.