Java e 19-të e Kategorisë Superiore do servirë ndeshje tejet interesante.

Të premten, Teuta pret në shtëpi Skënderbeun. Të dy ekipet kanë objektiva të ndryshme, teksa pritet një “betejë” e zjarrtë.

Të shtunen, Tirana sfidon Kukësin, në një 90 minutësh që ka prodhuar përherë rivalitet. Vllaznia ka një ndeshje të lehtë në letër, ku synohen 3 pikët ndaj Apolonisë.

Transfertë delikate për Partizanin, me të kuqtë që “gjejnë” Kastriotin. Laçi kërkon vazhdimësinë, e kjo e fundit kalon nga takimi në Ballsh ndaj Bylisit. Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë të “nxehtë”, ku çdo gabim mund të jetë fatal.

E premte:

Teuta – Skënderbeu (18.00)

E shtunë:

Tirana – Kukësi (14.00)

Bylis – Laçi (14.00)

Kastrioti- Partizani (14.00)

Vllaznia – Apolonia (17.00)