Superioria do të mbyll ditën e sotme javën e 20-të të saj. Kujtojmë se kjo javë ka nisur që ditën e premte me Tirana-Teuta e përfunduar 1-1, për të vazhduar të shtunën, ku Kastrioti mundi Skënderbeun 2-1 dhe Kukësi fitoi në Vlorë përballë Flamurtarit 1-2.

Takimet e programuara për ditën e sotme janë 2, që do të luhen në po të njëjtin orar, 14:00. Kamza do të pres Partizanin në shtëpi, ndërsa Laçi do të presë Luftëtarin. FSHF ka bërë publike edhe emrat e gjyqtarëve.

Ajo qe bie ne sy eshte rikthimi kesaj jave ne arbitrim i treshes shkodrane te perbere nga kryesori Indrit Myrtja dhe anesoret Melis Dervishi e Fisnik Thorja. Ato do te drejtojne ndeshjen Laçi- Luftetari. Më poshtë pasqyra e plotë:

Kamza-Partizani

Arbitër: Klajdi Kola
Asistent 1: Rejdi Avdo
Asistent 2: Mario Shazivari
Arbitër i katërt: Enea Jorgji

Laçi-Luftëtari

Arbitër: Indrit Myrtja
Asistent 1: Melis Derbishi
Asistent 2: Fisnik Thorja
Arbitër i katërt: Hermal Llapra