Superioria do të luajë ditën e sotme 2 takime për sa i përket javës së 20-të të saj. Kujtojmë se ditën e djeshme Tirana dhe Teuta u ndalën në një barazim 1-1 mes tyre.
Ditën e sotme, në orën 14:00 Skënderbeu do të udhëtojë për tu ndeshur me Kastriotin, ndërsa në 17:00 Flamurtari do të masë forcat me Kukësin në Vlorë.
FSHF ka bërë publik edhe emrat e gjyqtarëve për këto takime. Më poshtë pasqyra e plotë:
Kastrioti-Skënderbeu
Arbitër: Juxhin Xhaja
Asistent: Egin Doda
Asistent: Redvan Shaba
Arbitër i katërt: Klodian Shahini
Flamurtari-Kukësi
Arbitër: Olsi Sokoli
Asistent: Denis Agaraj
Asistent: Rejdi Zajimi
Arbitër i katërt: Orlando Kuka