Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar axhendën për javën e 20-të të Superiores, e cila ishte programuar për t’u luajtur të mërkurën, por u shty si shkak i kushteve të rënda atmosferike. Të gjitha ndeshjet e elitës do të zhvillohen në fundjavë.
Tre takime janë caktuar të luhen të shtunën, ndërsa dy të tjera të dielën. Kukësi – Partizani, si kryesfida e kësaj jave, është programuar do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, në orën 16:00.
AXHENDA E JAVËS SË 20-TË:
20/02.2021 | Ora 13:00 | Tirana-Teuta
20/02.2021 | Ora 13:00 | Laçi-Kastrioti
20/02.2021 | Ora 13:00 | Apolonia-Bylisi
21/02.2021 | Ora 13:00 | Skënderbeu-Vllaznia
21/02.2021 | Ora 16:00 | Kukësi-Partizani